Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ceremonia e flamurit në Vlorë, Rama distancë me Lelin, as nuk e përshëndet

Ndonëse të detyruar të ndodhen së bashku në ceremoninë e Ditës së Flamurit në Vlorë, duket se “paqja” mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli ka qenë e pamundur të ndodhë.

Rama ka anashkaluar Lelin përpara ceremonisë së ngritjes së Flamurit.

Në momentin e mbërritjes kryeministri nuk përshëndet kryebashkiakun e Vlorës.

Gjatë ceremonisë, në anën e djathtë të Ramës ndodhet presidenti Meta, e më pas vjen Nikolla ndërsa në fund gjendet kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Përplasja mes Ramës dhe Lelit kanë nisur para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryebashkiaku socialist nuk u përfshi në fushatën e PS në Vlorë.

Pas refuzimit nga Leli të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, statusi i Lelit ka “ngrirë” në PS.

j.l./ dita