Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Diplomati amerikan, Christopher Hill, u emërua ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Shtëpia e Bardhë tha se emërimin e bëri presidenti amerikan, Joe Biden.

Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990.

Hill ishte edhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019./REL