Albania

Çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do rriten

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Zv. kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Në përgjigje të interesit të medies, pas mbledhjes së qeverisë Ahmetaj theksoi se, “nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike”.

“Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, u shpreh Ahmetaj.

Zv. kryeministri bëri të ditur se, Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit për këtë çështje.

“Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike. Pika e dytë ka të bëjë me mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël. Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar”, deklaroi Ahmetaj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch
Xavi wants Barcelona to sign a fast defender. Cunde from Seville is an ideal option
The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game
Xavi has been seen as Barca's coach for a long time. He was almost appointed in the winter of 2020
Several Premier League clubs want to sign Hazard in the winter