Albania

COVID-19 – ECDC: Vaksinat parandalojnë format e rënda

ROMË, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Vaksinat kundër COVID-19 kanë treguar efikasitet 90 për qind, në gjashtë muajt e parë nga doza e dytë, në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimeve në spitale, sipas të dhënave të para të analizës së kryer nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Në tetor 2021, më shumë se 30 spitale nga 10 vende (Belgjika, Republika Çeke, Kroacia, Franca, Greqia, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Portugalia dhe Spanja) iu bashkuan monitorimit për verifikimin e veprimit të vaksinës në kohë reale kundër formave të rënda të sëmundjes.

Rezultatet e para në lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër formave të rënda të COVID-19 te pacientët pozitivë për virusin SarsCov2 tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinave në parandalimin e shtrimeve në spitalet COVID-19 te personat mbi 65 vjeç.

Studimi i ECDC-së konfirmon, gjithashtu, efikasitetin e ciklit të plotë të vaksinimit në krahasim me një dozë të vetme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed