Albania

COVID-19 – Franca planifikon zgjatjen e përdorimit të certifikatës shëndetësore

PARIS, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze planifikon të zgjasë deri më 31 korrik 2022 periudhën e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore kundër COVID-19, që ka kufizuar qasjen në shumë vende publike, të tilla si bare, kafene, kinema ose transport në distanca të gjata, që nga vera.

Zgjatja e ligjit special, i njohur si “menaxhimi i epidemisë” dhe që autorizon përdorimin e certifikatës shëndetësore, si edhe kufizimet e udhëtimit lokal, iu paraqit sot Këshillit të Ministrave.

Me këtë masë, objektivi i qeverisë është të inkurajojë 26,5 për qind të francezëve, të cilët nuk i kanë marrë ende dy dozat e vaksinës antiCOVID-19, për t’u vaksinuar.

Sepse, edhe pse ekzekutivi ka hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm, pasaporta shëndetësore kushtëzon që nga 9 gushti qasjen në shumë hapësira shoqërore, të tilla si bare dhe restorante.

Që nga 30 gushti, ajo do të detyrohet edhe për 1,8 milionë punonjës në kontakt me publikun.

Për më tepër, për të marrë certifikatën shëndetësore duhet të jesh i vaksinuar me të dyja dozat ose të paraqesësh një test negativ.

Megjtihatë, nga e premtja, testet e kryera për të marrë këtë certifikatë nuk do të rimbursohen më dhe do të kushtojnë disa dhjetëra euro./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi