Albania

COVID-19 i merr jetën piktorit 30-vjeçar Kristi Baba

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Piktori 30-vjeçar Kristi Baba është ndarë sot nga jeta si pasojë e COVID-19.

Piktori i ri dhe i talentuar nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e tmerrshëm.

Lajmin e hidhur e ka dhënë i ati i viktimës, Ernest Baba, i cili shkruan se COVID-19 i preu të gjitha ëndrrat në mes Kristit.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba, piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me COVID-in. Ti për ne ishe jeta, dielli, ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. T’u shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ia arrite. Gjithë ëndrrat e tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Dritë i pastë shpirti!”, shkruan Ernest Baba.

Kristi Baba ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, si në galerinë FAB në Universitetin e Arteve “ATELIE 2011”; në Muzeun Historik Kombëtar me një cikël të plotë punimesh. Po në galerinë FAB në ekspozitën “Të gjithë mbi një qiell”, ndërsa më përpara ka hapur një tjetër ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura në teknikën vaj dhe penë.

Në 2017-ën, Kristi Baba çeli në Muzeun Historik Kombëtar një cikël grafikash, të punuara në teknikë MIX, duke përcjell imazhe dhe forma mjaft interesante, të cilat krijojnë figura konkrete, por të perceptuara në formë surreale.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A homophobic tweet was published on behalf of Shomurodov. Roma stated that the account is fake
Neymar on the words about the 2022 World Cup: I was misunderstood. I go out to every match as if he is the last
Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch
Xavi wants Barcelona to sign a fast defender. Cunde from Seville is an ideal option
The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game