Albania

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 508 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 508 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Po ashtu, janë 6,682 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Po ashtu, MSHMS informon se janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes