VARSHAVË, 30 nëntor /ATSH-PAP/ – Polonia do të prezantojë një sërë kufizimesh të reja kundër COVID-19 për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri Omicron, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

“Kufizimet e reja do të jenë në fuqi nga 1 deri më 17 dhjetor, por mund të zgjaten”, tha Niedzielski në një konferencë për shtyp.

Regjimi i ri do të përfshijë një ndalim të fluturimeve nga shtatë vende afrikane, përfshirë Afrikën e Jugut, ku e ka origjinën mutacioni i ri.

Karantina për personat që udhëtojnë në Poloni nga jashtë zonës Shengen të BE-së pa pasaporta do të zgjatet deri në 14 ditë, nëse nuk janë të vaksinuar, me mundësi lirimi pas një testi negativ të marrë jo më herët se tetë ditë në karantinë.

Sipas Niedzielski, kufiri aktual prej 75 për qind i klientëve në kinema, teatro, restorante dhe bare, hotele dhe kisha do të kufizohet në 50 për qind, por nuk do të zbatohet për personat e vaksinuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.