Albania

COVID-19, Rakacolli: Mbi 90% e të shtruarve në spital, të pavaksinuar

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi sot se “mbi 90% e personave që janë të shtruar në Spitalin Infektiv janë të pavaksinuar”.

Në një intervistë televizive, Rakacolli tha se “pas një rritjeje që patëm në gusht dhe fillimshtatori tani kemi stabilitet në shifra. Ne i matim sipas incidencës javore apo dyjavore. Numri i rasteve aktive, ka qenë dhe 11 mijë apo 12 mijë, ndërsa tani jemi diku te 6 mijë. Natyrisht që numri i të shtruarve në spital ka një rënie të lehtë. E rëndësishme është që nuk ka shkuar proporcionalisht numri i humbjeve të jetës me infektimet dhe tregues për këtë është vaksinimi”.

E pyetur nëse ka rrezik për rritjen e kurbës së infektimeve, Rakacolli tha se “kjo rritje në radhë të parë na erdhi nga prezenca e variantit Delta”.

“Dihej që infektueshmëria e tij është e madhe. Nëse do të kemi mutacion tjetër, një virus me akoma më tepër aftësi transmetueshmërie, mundet që të rriten rastet. Por këto janë skenarë teorikë. Po kështu, edhe nga dimri, duke qenë se koronavirusi është një virus respirator dhe dihet që ky lloj virusi rritet në stinën e dimrit. Ne duhet të respektojmë distancat dhe mbajtjen e maskave”, u shpreh Rakacolli.

Lidhur me vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, Rakacolli tha se “Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit do të ketë një vendim shumë shpejt dhe do shprehet brenda muajit tetor. Në momentin që ata e gjykojnë ta kenë gati dhe të shohin të dhënat nga vendet e tjera japin një rekomandim”.

Sa i përket vaksinimit për gratë shtatzënë, Rakacolli tha se “mjekët ekspertë janë shprehur që gratë shtatzënë patjetër duhet të bëjnë vaksinën. Vaksina nuk lidhet fare me sterilitetin. Vaksina nuk ka asnjë lidhje me ndërveprimin dhe rregullat biologjike. S’ka asnjë lloj ndikimi”.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time