Albania

COVID-19 – Rusia shënon rekord të ri vdekjesh në 24 orë

MOSKË, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Rusia regjistroi sot një rekord të ri të vdekjeve të përditshme nga COVID-19, për shkak të variantit Delta dhe në sfondin e një fushate shumë të mundimshme vaksinimi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 968 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sipas të dhënave të qeverisë.

Ditët e fundit, vendi tashmë ka thyer rekordin e tij të vdekjeve ditore disa herë.

Zyrtarisht, numri i viktimave ka arritur në 215 453, duke e bërë Rusinë vendin më të prekur në Evropë dhe të katërtin më të goditur në botë.

Megjithatë, shifra e vërtetë mund të jetë më e lartë.

Instituti i statistikave Rosstat ka një përkufizim më të gjerë të vdekjeve për shkak të COVID-19 dhe raportoi më shumë se 400 000 vdekje në fund të gushtit.

Gjithashtu, edhe infektimet e reja vazhdojnë të rriten, me 29 362 raste sot, përfshirë 6 001 në Moskë, deri tani shpërthimi më i keq në vend.

Sidoqoftë, asnjë kufizim shëndetësor ose masa frenimi nuk janë shpallur, me autoritetet që kanë treguar gjithmonë dëshirën e tyre për të ruajtur ekonominë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions