Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

COVID-19 – Sllovakia infeksione rekord ditore

BRATISLAVË, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sllovakia ka raportuar numrin më të lartë ditor të infeksioneve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara sot, vendi i BE-së me 5,5 milionë banorë regjistroi 15 278 persona të testuar pozitivë.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Ministria e Shëndetësisë pranoi se numri rekord ishte të paktën pjesërisht për shkak të arsyeve metodologjike.

Disa teste PCR ishin futur vetëm me vonesë në sistemin kombëtar të informacionit, për këtë arsye kishte një paraqitje të shtrembëruar.

Megjithatë, ministria nuk e mohoi se trendi po rritet gjithashtu fuqishëm pavarësisht nga kjo pasaktësi.

Ekspertët ia atribuojnë shifrat e larta të infeksioneve edhe mbulimit të ulët vaksinues të popullsisë.

Deri sot, vetëm 45 për qind e popullsisë ishte vaksinuar plotësisht.

Sllovakia është nën të ashtuquajturën gjendje të jashtëzakonshme që nga 25 nëntori, e cila lejon, ndër të tjera, edhe shtetrrethimin./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.