Albania

Çuçi: Prioritet ulja e moshës mesatare të policisë dhe investimet në teknologji

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu bëri thirrje sot të rinjve dhe të rejave që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit për punonjës të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, teksa kanë mbetur edhe 3 ditë të tjera nga afati për aplikim.

Gjatë një takimi me studentë të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, të cilët kanë nisur praktikën pranë Drejtorisë Vendore në Tiranë, Çuçi tha se, ulja e moshës mesatare të policisë, dhe investimet në teknologji mbeten një prioritet i qeverisë, për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcën goditëse ndaj paligjshmërisë.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për ata që duan të bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit, të ruajnë integritetin moral e profesional që prej ditës së parë të punës.

“Integriteti në punë shënohet që në ditën e parë. Bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti. Mos u gënjeni nga modele të mbrapshta që prishin karrierën tuaj që në momentet e para. Brezi juaj dhe të tjerët që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja, do të ripërtërijë më tej trupën e Policisë së Shtetit. Ne jemi në një fazë që duam ta ulim akoma moshën mesatare në Policinë e Shtetit dhe po investojmë gjithashtu në teknologji të lartë”, tha Çuçi.

Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike, për 500 punonjës policie të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, si dhe për 50 oficerë për Hetimin e Krimit, që vijnë nga të rinjtë ekselentë të fushave të ndryshme si shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike.

Thirrja për rolin bazë është e hapur për aplikime edhe për 3 ditë, deri në 16 tetor. Deri më tani numri i aplikimeve është inkurajues, rreth 1200 të rinj e të reja.

Thirrja e dytë për studentët ekselentë që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të krimit është e hapur deri në 27 tetor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time