Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

DANIMARKË – Asgjësimi i miliona vizonëve vë nën akuzë kryeministren Frederiksen

KOPENHAGË, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Vendimi për të urdhëruar asgjësimin masiv të miliona vizonëve (gjitarë mishngrënës, pjesë e familjes Mustelidae, që përfshin nuselalat dhe lundërzat – shën. i përkth.) në kulmin e pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar, ka vënë nën akuzë kryeministren e vendit, Mete Frederiksen.

Një komision i ngritur për të hetuar çështjen deklaroi se ”ishte përpjekur pa sukses të merrte disa mesazhe me tekst që Frederiksen u kishte dërguar kolegëve gjatë periudhës e asgjësimeve”.

I ashtuquajturi ”Komisioni i Vizonit” u krijua për të hetuar sekuencën e ngjarjeve në nëntor 2020 që rezultuan në therjen masive të rreth 15 milionë vizonëve duke çuar në një protestë ndërkombëtare.

Frederiksen njoftoi se të gjitha vizonët do të asgjësoheshin pas zbulimit se koronavirusi ishte përhapur nga njerëzit tek vizonët duke pësuar mutacion dhe më pas iu rikthye njerëzve si një variant i ri.

Megjithatë, më vonë doli se nuk kishte asnjë bazë ligjore që kryeministrja në atë kohë të urdhëronte asgjësimin e miliona kafshëve.

Ministri i atëhershëm danez i Ushqimit, Mogens Jensen, puna e të cilit kishte të bënte me vizonët  dha dorëheqjen pas polemikave.

Gjatë hetimit të tij, komisioni kërkoi historikun e SMS-ve të dërguara ndërmjet autoriteteve.

Zyra e kryeministrit sqaroi se mesazhet nuk ishin të disponueshme, jo sepse ishin fshirë me qëllim, por thjesht sepse të gjithë të përfshirët kishin vendosur që në telefonat e tyre të fshinin mesazhet më të vjetra se një muaj./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.