Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

DËSHMIA: Abuzoi seksualisht me mbesën, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin në Durrës

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 50-vjeçarin Festim Haderi, i cili u arrestua 3 ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Ngjarja ka shokuar prej disa ditësh opinionin publik, ndërsa ditën e sotme i akuzuari është përballur për herë të parë me gjykatën, e cila ka vlerësuar arrestimin e tij nga policia dhe ka caktuar si masë shtrënguese “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Festim Haderi nuk i ka pranuar në asnjë rast akuzat që ngrihen ndaj tij, ndërsa në seancë avokati mbrojtës i 50-vjecarit ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit personal me një më të butë edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit.

Gjyqtari i seancës Paulin Çera nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi kërkesën e akuzës.

Festim Haderi është kapur menjëherë pas kthimit në Shqipëri.

Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Arrestimi u bë mbi bazën e denoncimit dhe dyshimeve se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare, vajzën e të vëllait.

Në njoftimin e saj, policia vendore theksonte se i arrestuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie kundër dëshirës së mbesës.

Kjo rrethanë e rëndon më tej pozitën e 50-vjeçarit nëse provohet se e ka kryer këtë vepër penale që parashikon një dënim deri në shtatë vjet burgim.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe pretendimet e palëve.

I arrestuari është i divorcuar dhe me fëmijë. Ai njihej si person pa probleme me ligjin deri në momentin kur është denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Kjo e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhain e saj, por më pas pasi ajo ka dashur ta ndërpresë atë, ai ka filluar ta kërcënojë.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do ti tregonte familjes time për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik.

U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”, ka deklaruar 27 vjeçarja.

j.l./ dita