TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të punimeve që po kryhen në segmentin Mbikalimi te Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës do të ketë devijim të trafikut duke nisur nga mbrëmja e së martës.

ARRSH publikoi edhe panin e menaxhimit të trafikut.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destinacion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (rruga “Mikel Maruli”, rruga “Aleksandri i Madh” dhe bulevardi “Migjeni”)”, informon ARRSH.

Sipas ARRSH-së, është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.