Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Diaspora, AKD memorandum bashkëpunimi me bashkinë e Tiranës

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe bashkisë së Tiranës.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Sonila Hysi dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Hysi falënderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetaren Ristani për nënshkrimin e këtij memorandum, i cili do t’i shërbejë diasporës shqiptare, veçanërisht rinisë shqiptare në diasporë për angazhimin dhe përfshirjen e tyre në vendin e origjinës.

Nëpërmjet këtij memorandumi këto dy institucione do të bashkëpunojnë për nxitjen e organizimeve, aktiviteteve të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, promovimin  e pjesëtarëve të diasporës në fushën e artit, kulturës, përfshirjen e të rinjve në projekte dedikuar inovacionit (ICT) e më gjerë, si dhe në nxitjen e vijimësisë së konsultimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor dhe Agjencisë për çështje të lidhura me diasporën.

Gjithashtu nëpërmjet këtij memorandumi synohet ngritja e Këshillit Rinor në Diasporë. Anëtarët e tij do të jenë pjesëtarë të diasporës me histori suksesi në fushën e artit, kulturës, sportit, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e qytetit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.