Albania

Dibër, 160 fermerë ekspozojnë prodhimet bio në “Festën e të vjelave”

TIRANË 9 tetor /ATSH-I.Vata/ Bashkia Dibër ka bërë bashkë 160 fermerë në “Festën e të Vjelave” në qytetin e Peshkopisë.

Qyteti i Peshkopisë u përfshi sot nga një atmosferë festive me eventin “Festa e të Vjelave”, në edicionin e 16-të, e ndërthur mjaft bukur me performanca artistike-kulturore të grupeve pjesëmarrëse në “Oda Dibrane”.

Rreth 160 fermerë, dhe jo vetëm, u bënë bashkë duke ekspozuar në stendat e vendosura përgjatë bulevardit “Elez Isufi” produktet më të mira dibrane bio si mollët, arrat, gështenjat, rrushin, prodhimet e bulmetit, mjaltin, jufkat, gatimet tradicionale, punime artizanale, e shumë e shumë të tjera.

Kryetari i bashkisë së Dibrës, Shkëlqim Murrja hapi aktivitetin me fjalën e tij përshëndetëse për pjesëmarrësit, fermerët dhe qytetarët. Festa u përshëndet edhe nga deputeti i qarkut Dibër Lavdrim Krrashi, prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu, përgjegjësi i Sektorit të Ekstencionit Bujqësor Dibër Qatip Doda, drejtoresha Ekzekutive e ALCDF Lindita Manga, si dhe drejtori i NOA sh.a Peshkopi, Çlirim Leshi.

Aktiviteti zgjatet përgjatë 3 ditëve kur në bulevard vendosen tendat për ekspozimin e produkteve bujqësore, blegtorale, si dhe gatimeve apo punimeve tradicionale të zonës.

Ndër produktet më kryesore në këtë panair janë: mollët, dardhët, ftonjtë, arrat, prodhime blegtorale si djathi dhie apo deleje, mjaltë, raki e llojeve të ndryshme, ëmbëlsira të shumëllojshme, turshi, pastërma, jufka etj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness
Neville included Ronaldo and Maguire from Manchester United and 9 Liverpool players in the united team
Beckham will become the face of the 2022 World Cup and will promote Qatar. The contract is for 10 years with a salary of 15 million pounds a year
Karim Benzema: My idols Ronaldo and Zidane came to Real Madrid and took the Golden Ball. Now I am not so far from it
Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins
Jose Mourinho: Does Mourinho want more players? Of course, like any coach. But Mourinho is not an asshole