Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Digjet shtëpia në Korçë, 65-vjeçari bllokohet brenda nga flakët dhe ndërron jetë

Një 65-vjeçar ndërroi jetë pasditen e sotme në Korçë, pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët.

Ai u bllokua duke mos arritur që të dalë duke ndërruar jetë. Viktima është Vasil Dolani.

Ai jetonte me gruan, djalin dhe të motrën.

65-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 të qytetit juglindor.

Policia dhe zjarrfikësja arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por nuk mundën që të shpëtonin Dolanin.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por paraprakisht dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

j.l./ dita