Albania

Disa refugjatë afganë lëshojnë Maqedoninë, nisen drejt Francës

Përfundoi qëndrimi i përkohshëm në vend për një grup qytetarësh nga Afganistani,  të cilët u nisën për në Francë përderisa presin t’u njihet e drejta për azil.

“Një grup prej 10 qytetarësh nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin akomoduar në Maqedoninë e Veriut janë larguar mbrëmë nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit. Akomodim u ka siguruar Republika e Francës, derisa presin t’u pranohet e drejta e azilit si pjesë e operacionit për ndihmë të qytetarëve që kanë punuar për institucionet dhe organizatat demokratike dhe ndërkombëtare në Afganistan, ndërsa janë nën kërcënim të regjimit të ri taleban në vend”, njoftojnë nga Qeveria.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut po merr pjesë në misionin humanitar ndërkombëtar, ku deri tani është siguruar qëndrim i përkohshëm për 484 qytetarë të Afganistanitnë vendin tonë. Për periudhën e qëndrimit në vend ju sigurohet qëndrim në objekte në Shkup, mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psiko-sociale derisa nuk sigurohet transfer deri te destinacioni i fundit, ndërkaq  shpenzimet në tërësi mbulohen nga organizata ndërkombëtare.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches