Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dita e Çlirimit të Fierit, Balla: Meritë e partizanëve shqiptarë

TIRANË 15 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Fierit.

Ai tha se “në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Evropës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist”.

“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore. Nderim Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare”, shprehet Balla. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.