Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dita e Flamurit, Rama publikon videon nga Vlora: “Me çikat e Kosovës”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë me rastin e shënimit të 109-vjetorit të Pavarësisë.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një moment të veçantë, me çikat e Kosovës, siç e quan ai.

“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me Kryeministrin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar për 28 Nëntorin në Vlorë, u bënë sot bashkë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

j.l./ dita