TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Republika Federale Gjermane nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”.

Marrëveshja grant në shumën 855 mijë euro i akordohet OST-së nëpërmjet bankës KfW.

“Ky projekt i rëndësishëm përfshin modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit si dhe nënstacioneve”, bëri të ditur OST. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.