Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Do dalin dosje të tjera”, Basha i përgjigjet Berishës: Trillimet e shpifjet nuk ta zgjidhin dot hallin. Ka vetëm një dosje, ajo është ‘non grata’ jote

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për “Toyota Yaris”, të bëra sot në “Foltoren” e Bilishtit.

Basha deklaron se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo ‘non grata’ nga SHBA. Sipas kreut të PD, trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

Berisha ka paralajmëruar numrin Bashën se do të nxjerrë dosje të tjera kundër tij, duke i përmendur “Toyota Yaris” dhe atë “Muzin”.

Berisha e garantoi Bashën se në të ardhmen do të nxirrte detaje të tjera, duke përmendur edhe portin e Durrësit.

j.l./ dita