Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Do rrihte tifozin bashkë me babain e tij, arrestohet gjatë ndeshjes sulmuesi i Naftëtarit

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë të grupit B.

Në pjesën e dytë, vlonjatët udhëhiqnin me rezultatin 0-1 dhe tifozët e Naftëtarit nisën të kritikonin lojtarët e tyre për lojën e dobët.

Në tribunë ishte edhe babai një prej futbollistëve të ekipit të Kuçovës, i cili ishte edhe protagonisti i një ngjarje të acaruar. Fillimisht babai i sulmuesit Samuel Vrapi, kundërshtoi ofendimet ndaj të birit duke nisur të debatojë me një prej tifozëve.

Sapo pa të atin të konfliktohej sulmuesi Vrapi shkoi drejt tribunës duke kërcënuar tifozin, duke detyruar arbitrin t’i tregonte kartonin e kuq.

Policia tentoi të qetësojë situatën, por në dalje të stadiumit, Vrapi priti tifozin të dalë dhe tentoi për ta goditur.

Policët shoqëruan për në komisariat sulmuesin, të atin dhe tifozin e konfliktuar. Me dhjetë lojtarë dhe tensione, Flamurtari fitoi lehtësisht 0-3.

i.b. / dita