Albania

DOSJA ‘GËLLÇI’: Tenderi 1 miliard lekë, fituesi me 200 milionë më tepër, si u arrestua pas 18 muajve nën hetim ish-drejtori i RTSH-së dhe tre vartësit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi mbrëmjen e të premtes arrestimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, RTSH Thoma Gëllçi pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi.

Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj të këtij viti pasi i përfundoi mandati.

Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestimet.

Në njoftimin e SPAK thuhet se përveç Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë të reja pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. (Rreth 1 miliard të vjetra me TVSH)

Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë.

Në njoftim thuhet se tre anëtarët e KVO-së J.T., A.M. dhe E.M. akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK të tre anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.

Më 7 tetor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Gëllçit dhe tre të hetuarve të tjerë, që është ekzekutuar më pas nga Policia e Shtetit.

Të akuzuarit e shpallën procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe Bordi, dhe nxorrën fituese ofertën 20 milionë lekë të reja më të lartë, madje me parregullsi në dokumentacion

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi ka qenë kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit të Partisë Socialiste, PS dhe ka shërbyer si drejtues i Departamentit të Informacionit në shumë qeveri të PS-së.

Emri i tij është lakuar edhe në raportin e OSBE/ODIR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku mes 20 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shqiptare, pesë i përkisnin fushës së medias.

Në rekomandimin e atëhershëm ODIHR thuhej se, “pozicionet e larta menaxhuese në televizionin publik nuk duhet të lihen në duart e njerëzve me anëtarësi të qartë politike”.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time