TIRANË, 11 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama dhe Drejtori Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, ishin sot në qendrën e vaksinimit antikovid në “Air Albania”.

Rama tha se “kjo është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin dhe kënaqësinë të mikpresim shefin e madh të Pfizer, i cili mund ta them me shumë nderim që është bërë një mik i yni, i Shqipërisë”.

Kryeministri theksoi se “ai na hapi derën në momentin më të vështirë kur ne shkuam në Nju Jork për të trokitur në derën e Pfizer në kushtet kur nuk kishim asnjë perspektivë të qartë pasi gjithë vendet e rajonit nuk u përfshin në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave”.

“Folëm gjatë në Nju Jork edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do të zgjidhej na dha fjalën se do të bënte gjithçka për ta zgjidhur. Falë angazhimit të tij ne mundëm të marrin vaksinat më parë se sa gjithë të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri i shprehu Shefit të Pfizer edhe njëherë, atë që e ka shprehur në mënyrë të përsëritur, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

(vijon)

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.