Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dua Lipa uron shqiptarët për 28 Nëntor: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa tregon me krenari prejardhjen e saj sa herë që i vjen mundësia.

Artistja e famshme uroi shqiptarët kudo në botë për  ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka uruar popullin shqiptar për festën e 28 nëntorit.

Urimi i Duas erdhi në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Në InstaStory, 26-vjeçarja ka ripostuar fotot nga vizita e saj e para disa muajsh në Krujë, ku ajo shihet duke bërë shqiponjë dykrenare me duar, ndërsa në një tjetër imazh shihet flamuri kuq e zi, dhe një gotë me një shqiponjë ari të stampuar përmbi.

j.l./ dita