Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

”Duran Duran” në turne në prag të 40-vjetorit të krijimit

LONDËR, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Grupi britanik i muzikës pop ”Duran Duran” ka njoftuar më shumë data për turneun e tyre të festimit të 40-vjetorit të krijimit.

Turi do të nisë me një përvojë gjithëpërfshirëse tre netësh në Ibiza të quajtur ”Touch The Sunrise”.

Fansat do të mund t’i bashkohen grupit për fundjavën e festave të majit, e cila do të përfshijë sete DJ, shfaqje filmash në natyrë dhe një shfaqje kryesore.

Grupit të njohur britanik ”new wave” do t’i bashkohen dy anëtarë të njohur të skenës britanike të muzikës dance, DJ Pete Tong dhe producenti Erol Alkan.

Këngëtari Simon Le Bon tha se ”Touch The Sunrise” do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme dhe diçka që nuk e kemi bërë kurrë më parë.

“Të gjithë në grup kanë një dashuri të jashtëzakonshme për ishullin dhe gjatë viteve unë personalisht kam kaluar shumë vera atje me miqtë dhe familjen”, tha ai.

“Njerëzit shpesh mendojnë për Ibizën si një ishull feste – që sigurisht mund të jetë – por ka një anë të tij që ne vërtet shpresojmë që fansat tanë ta eksplorojnë ndërsa janë atje – kjo ka të bëjë me bukurinë natyrore të vendit, të pabesueshmen, ushqimi dhe ngrohtësia e njerëzve që jetojnë atje gjatë gjithë vitit”, shtoi Le Bon.

Shfaqja do të jetë performanca e parë e ”Duran Duran” në Ibiza që nga viti 1987.

Dy shfaqje të tjera në natyrë janë njoftuar gjithashtu për vitin 2022, në Castle Howard në Yorkshire dhe stadiumin ”Caledonian” në Inverness, Skoci./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.