PRISHTINË, 11 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

“Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095”, thuhet në njoftim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.