Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dyfishohet ndihma ekonomike për mbi 15 mijë familje

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Ndihma ekonomike për familjet të cilat kanë 3 ose më shumë fëmijë nën 18 vjeç do të dyfishohet duke nisur nga 1 janari i vitit 2022.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nga kjo masë e qeverisë do të përfitojnë mbi 15 mijë familje.

Qeveria ka deklaruar se buxheti i vitit 2022 ka kryefjalë paketën sociale për mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë.

Përveç dyfishimit të ndihmës ekonomike qeveria po ashtu ka rritur pagesën e papunësisë.

Në buxhetin e vitit që vjen përcaktohet rritja me 10 % e pagesës së ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.

Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkt dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.

Këto janë tri mbështetje direkt, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022, i cilësuar si buxheti i qytetarëve.

Njëkohësisht në vitin 2022 paga minimale rritet nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Edhe pagat e “bluzave të bardha”, arsimtarëve dhe forcave të armatosura do të rriten me 6 %. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.