Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Dyshe fantastike me Brojën”, Ernest Muçi zbulon ëndrrën kuqezi, thumbon edhe Partizanin

Derbi i kryeqytetit është një sfidë që nuk harrohet lehtë, i “përndjek” protagonistët për një kohë të gjatë. Sa herë flitet për derbin, tifozët e Tiranës kanë një beniamin, një idhull si Ernest Muçi.

Dygolëshi i tij i famshëm, në derbin e fituar 5-1 në “Air Albania” vijon të kujtohet ende nga tifozët bardheblu dhe nga ata të kuq. Ernest Muçi, talenti kuqezi, ishte i ftuari special në News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba.

Sulmuesi i Legias foli për derbin e fundit, të fituar 1-0 nga Tirana, për aventurën e tij në Poloni dhe gjithçka ka ndodhur këtë periudhë me gjigandët polak, shkarkimi i trajnerit, rikthimi i Çelhagës dhe çfarë pret trajneri i ri nga Muçi.

Sulmuesi kuqezi foli dhe për marrëdhënien e tij me Armando Brojës, ku shprehet i bindur se në të ardhmen e afërt do të formojnë së bashku një dyshe fantastike në Kombëtare. Muçi zbuloi dhe dëshirën e tij më të madhe, ëndrrën e tij me fanellën kuqezi.