Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“E di që vdes për mua”/ Rezarta Shkurta zbulon planet për një fëmijë të dytë

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë.Ajo ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të tyre, madje edhe atyre paksa personale.

Ermal Hoxha dhe biznesmenja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.Tashmë që e vogla e tyre është shtatë vjeç, ndjekësit në rrjete sociale janë kuriozë të dinë nëse çifti ka në plan ta zgjerojë familjen.

“Një bebe për Herën duhet tani”, i ka shkruar një ndjekës Rezartës, e cila i përgjigjet shumë shkurt: “Duhet, dakord jam!”.

Ndërsa më pas një tjetër e pyet: “A je xheloze për bashkëshortin tënd? A do i bëje një motër ose vëlla Herës?”.

“Fare, se e di që vdes për mua!”, shprehet këngëtarja e njohur.

Çifti ngriti dyshimet e para se po bëheshin prindër për herë të dytë gjatë kohës që ishin me pushime verore në Greqi.