Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

E rëndë në Qerret të Kavajës/ 4 shtetas rusë gjenden të vdekur në sauna. Dyshimet e para

Policia e Kavajës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret, ku u gjetën të vdekur katër turistë. Sipas njoftimit të policisë, katër rusët dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në dhomën e saunës së një hoteli..
Dy gra dhe dy burra, me inicialet dhe moshat K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç., janë gjetur të pajetë në ambientet e një dhome saune në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Dosja.al ka raportuar e para se të katër personat e vdekur janë rusë, dy çifte turistësh që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vjeshtë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen.
Të dhënat zyrtare, tregojnë se katër rusët kanë hyrë në Shqipëri para një jave, si pjesë e një grupi turistësh. Prej një jave ata ishin vendosur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Mbrëmjen e sotme ata kanë vendosur të shfrytëzojnë edhe dhomën e saunës të hotelit ku ndodheshin dhe në rrethana të paqarta kanë humbur jetën brenda saj.
Kanë pjesë pjesa tjetër e turistëve që kishin ardhur nga Rusia bashkë me ta që kanë vënë re mungesën e dy çifteve dhe kanë nisur të pyesin stafin e hotelit. Këta të fundit, gjatë kërkimeve, kanë hapur dhomën e saumës dhe janë ndeshur me katër trupa të pajetë.
Paraprakisht sipas Policisë së Kavajës, katër turistët kanë ndërruar jetë nga asfiksia. Por, nga ana tjetër mësohet se trupat e viktimave do t’i nënshtrohen nje ekspertize të mirëfilltë ligjore për të zbuluar dhe shkakun që u mori jetën. Në policia janë shoqëruar dhe stafi i hotelit ku u gjetën turistët e vdekur, bashkë me menaxherin e kompleksit.
Për ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada e Rusisë në Tiranë, e cila do të bëjë të mundur dhe njoftimin e familjarëve të turistëve për humbjen e madhe.