Albania

E RËNDË/ Sherr tek shkolla “Çajupi” në Tiranë, përplasen disa persona dhe qëllojnë me armë, 4 të plagosur. Panik te nxënësit

Sherr mes qytetarëve në afërsi të gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë. Konflikti nisi rreth orës 08:50, përballë lokalit që gjendet në rrugën e gjimnazit në kryeqytet. Disa persona janë konfliktuar mes tyre me karrige dhe sende të forta.

Një efektiv i rastit ka ndërhyrë për t’i ndarë mirëpo situata degradoi deri në përdorimin e armës. Një prej personave të përfshirë në konflikt ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te nxënësit.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk raportohen për viktima, por 4 persona kanë pësuar lëndime nga konflikti, pasi janë goditur me sende të forta. Policia ka bërë shoqërimin në komisiariat të dy personave, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma.

Nxënësve të gjimnazit iu është kërkuar nga policia që të qëndrojnë në klasa për të qënë më të sigurtë.

o.j/dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions