Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Edhe Kroos mendon se Messi nuk e meritoi Topin e Artë

Toni Kroos është lojtari i radhës që ka thënë se Lionel Messit nuk e ka merituar Topin e shtatë të Artë.

Ylli argjentinas triumfoi para Robert Lewndowskit në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.

Por, mesfushori gjerman ka një tjetër të preferuar dhe sipas tij – Karim Benzema e ka merituar të fitojë çmimin më të madh individual.

“Pse Benzema nuk e fitoi Topin e Artë? Çfarë është duke munguar në zgjedhje është vendi i parë. Leo nuk e meritoi atë”.

“Nuk ka dyshime që se bashku me Cristianon, ka qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të ishin të tjerët”, ka thënë Kroos.

Benzema në renditjen arriti të pozicionohej i katërti, derisa Ronaldo zuri vendin e gjashtë.