Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Edhe makaronat kanë… Ditën e tyre Botërore!

ROMË, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Bolonjeze, karbonara ose thjesht të mbushura me djathë dhe pak piper, makaronat italiane janë të gjithanshme dhe një sukses gastronomik në të gjithë botën.

Ku tjetër do të prisni të keni një festë vjetore të një ushqimi bazë?

Dita Botërore e Makaronave i kushtohet sivjet makaronave “al dente”, pra makaronave që janë gatuar për të qenë pak të forta kur hahen.

”Italianët hanë mesatarisht mbi 23 kilogramë makarona në vit”, shpjegoi shoqata ”Unione Italiana Food” me rastin e Ditës Botërore të Makaronave.

”Gjermanët hanë rreth tetë kilogramë, megjithëse ky numër u rrit në 9,5 kilogramë gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020”, sipas Shoqatës Gjermane të Përpunuesve të Grurit dhe Prodhuesve të Amidonit.

Ndër format më të njohura të makaronave, spageti është i preferuari në të gjithë botën, sipas ”Unione Italiana Food”.

Sipas shoqatës, Gjermania është tregu i parë i eksportit për prodhuesit italianë të makaronave.

Në vitin 2020, sasia e pastave të eksportuara në Gjermani u rrit me rreth 18% krahasuar me një vit më parë.

Shoqata pretendon se eksportet italiane të makaronave janë rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.