Albania

Edicioni i katërt i “Survivor Games”, Veliaj: Kaluam një periudhë të vështirë, i mbijetuam sfidave

Sot në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua edicioni i katërt i kampionatit “Survivor Games”, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këtë herë “Survivor Games” merr një konotacion tjetër, sepse vjen pas përballjes së vendit me tërmetet dhe pandeminë e Covid 19.

“Jemi të gjithë survivors. Dhe si njerëz që i mbijetojmë sfidave, si njerëz që rrëzohen, ngrihen, rrëzohen, ngrihen unë them që të gjithë meritojmë titullin survivors. Kjo sepse secili ka bërë betejën e vet, dikush në polici, dikush zjarrfikës, dikush në mjekësi, dikush në klasat e shkollave tona. Prandaj besoj që ky edicion i kushtohet gjithë atyre survivors që në punën e tyre realisht japin më të mirën”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku rikujtoi edhe Maratonën e Tiranës, që do zhvillohet ne 17 Tetor, si një mundësi fantastike për adhuruesit e sportit.

“Shumica prej jush kanë qenë dhe promotorë dhe janë regjistruar dhe dua shumë që të jetë një kartolinë e Tiranës moderne dhe të një Tiranë që dhe nga tërmetet dhe nga pandemia është ngritur më e fortë, më e bashkuar e më solidare”, sqaroi më tej ai.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions