Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ekonomia Blu, fokus në menaxhimin e mbetjeve në zonat e mbrojtura

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, priti sot në takim drejtues dhe ekspertë të Bankës Botërore, me të cilët diskutoi mbi projektin e Ekonomisë Blu.

Gjatë takimit drejtuesja e ekipit për Ekonominë Blu, Berengere Prince i prezantoi prefektit Mamaj projektin e Ekonomisë Blu, i cili i referohet zhvillimit të qëndrueshëm dhe të integruar të sektorëve ekonomikë në oqeane dhe dete të shëndetshëm, një qasje ndryshe e trajtimit të një rajoni.

Ndërsa menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, theksoi se “Shqipëria është në një moment zhvillimi dhe ka dy qasje sesi shihet ky zhvillim: të marrim në referencë ekonomi të ngjashme dhe Shqipëria të krijoj një identitet të sajën”.

“Ekonomia Blu përfshin planifikimin ekonomik, vlerësimin, monitorimin dhe implementimin e saj në një sektor të veçantë. Për qarkun e Vlorës do të fokusohet në 2 sektorë menaxhimin e mbetjeve në asetet natyrore dhe zonat e mbrojtura”,  u theksua në takim.

Prefektit të qarkut Vlorë ju kërkua mendim lidhur me sektorin më emergjent për të ndërhyrë në qark dhe se sa efektiv do të ishte investimi Bankës Botërore. Mamaj përveç sugjerimeve të tij u ofroi specialistëve të BB-së bashkëpunim në çdo hap të projekteve të ndërmarra.

Rritje ekonomike, përmirësim të jetesës dhe krijimi i vendeve të punës duke ruajtur shëndetin e ekosistemit detar dhe atij në bregdet, janë tre komponentë kryesorë që synon të realizojë zhvillimi i ekonomisë blu, në Shqipëri.

I iniciuar nga qeveria shqiptare dhe mbështetur nga Banka Botërore, ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri. Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik. Ekonomia blu vë theksin duke parë dimensione zhvillimi specifikishit nga turizmi tek peshkimi.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.