Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ekzekutoi oficerin në Lezhë, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë.

Kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”.

Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor.

o.j/dita