Albania

Elizabeth II me një bastun në dorë, po ndjen lodhjen e moshës?

Mbretëresha britanike Elizabeth II u pa të përdorte një bastun, ndërsa mori pjesë në një shërbesë në Westminster Abbey, që shënonte 100-vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik.

Mbretëreshës 95-vjeçare iu dha bastuni, ndërsa doli nga limuzina e saj shtetërore për në vendin e saj në katedrale.Ajo e përdori sërish bastunin, kur u largua.

Besohet se kjo është hera e parë që ajo përdor një mjet ndihmës për të lëvizur më këmbë në një ngjarje të madhe publike.

Mbretëresha, e cila është mbrojtësja e Legjionit Mbretëror Britanik, nuk hyri nga dera tradicionale e madhe perëndimore, por përmes hyrjes së oborrit të poetit, një rrugë më e shkurtër për në vendin e saj.

Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë.

Football news:

Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing