Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

EMRAT: Abuzimet me tenderin e uniformave me vlerë 28 milionë euro, SPAK jep pretencën për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Prokuroria ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar 1 vit burg.

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Zyrtarët e ministrisë u arrestuan me urdhër të SPAK, pas një hetimi lidhur me tenderin e unfirmave të vitit 2020.

Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik.

Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

Ky organ, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj me gjykim të shkurtuar për:

Edlira Naqellari

Flutura Cerkezi

Ani Omuri

Klevis Hasani

Kreshnik Bejkaj

Fatmir Demneri

Mariglen Buzali

Gezim Mingaj

Anisa Bogdani

Aurora Mulla

j.l./ dita