Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Është si fëmijë, qan pesë herë në ditë”, ministri turk batuta për Dendias

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu ka nisur një sulm provokues ndaj homologut grek,  Nikos Dendias.

Në një intervistë për CNN Turkey, i pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Mesdheun Lindor, ministri i Jashtëm turk është përgjigjur në mënyrë provokative.

“Në Mesdheun Lindor, ne nuk do të lejojmë që të shkelen të drejtat tona. Ministri i Jashtëm grek sillet si një fëmijë i vogël, nëse nuk qan pesë herë në ditë dhe nuk ankohet për Turqinë, nuk mund të ndalet. Kjo tregon një kompleks inferioriteti dhe frike”, tha ai.

Vihet re se kohët e fundit Ankaraja shfaqet e irrituar nga nismat e ndërmarra nga Athina, si dhe nga aleancat që po zhvillon në të gjithë rajonin.

j.l./ dita