Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Eurodeputetja Santos: BE duhet të mbajë fjalën për Shqipërinë, të caktohet data për Konferencën Ndërqeveritare

Raportuesja për Shqipërinë në PE Isabel Santos, u shpreh se Bashkimi Europian duhet të mbajë fjalën sa i përket negociatave për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj Santos tha, se tashmë ka ardhur koha që të vendoset një datë për të zhvilluar Konferencën Ndërqeveritare dhe se nuk ka më vend për të shtyrë takimin.

“Po e diskutoj këtë paketë pa e ditur dokumentit. Unë kam një opinion të qartë për atë që është prezantuar. Sa i përket negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ne kemi bërë kërkesat tona, ata kanë punuar, por nuk po jepet rezultati.

Gjithmonë është thënë që në muajt në vijim do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, por kjo nuk është mbajtur dhe në fakt dua të dëgjoj një datë sepse është me rëndësi që të ketë rezultat”, u shpreh më tej Santos.

o.j/dita