Albania

Evropiani i femrave U-19, Shqipëria nis grumbullimin

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Shqipëria U-19 për femra ka zhvilluar grumbullimin në kuadër të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Evropian 2022 për femra, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin B3 të Ligës B me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.

Trajneri i sapoemëruar në stolin kuqezi, Kreshnik Krepi ka bërë publike edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këto ndeshje, teksa disa ditë më parë, tekniku shqiptar pati mundësinë të bënte edhe një seleksionim me vajzat e kësaj grupmoshe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku pa nga afër gjendjen e futbollisteve dhe vendosi mbi listën përfundimtare që do të përfaqësojë Shqipërinë në këto eliminatore.

Ekipi kombëtar i femrave do të qëndrojë 7 ditë i grumbulluar në Durrës dhe më pas do të udhëtojë drejt Andorrës, vendi organizator i këtyre ndeshjeve.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 19 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Moldavisë. Më 25 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit.

Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Evropian.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 25 futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Krepi për këto ndeshje:

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions