Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

F1 – SHBA stacioni i radhës

TEKSAS, 22 tetor /ATSH-AA/ – SHBA-ja do të jetë vendi pritës i garës së 17-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara e 17-të e organizimit do të mbahet mbi 56 xhiro në pistën Amerika prej 5.5 kilometrash në kryeqytetin e shtetit Teksas të SHBA-së, Austin.

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të SHBA-së do të zhvillohen të dielën më 23 tetor në orën 23:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën më 24 tetor në orën 21:00.

Mes pilotit holandez të Red Bull, Max Verstappen, i cili garon për të fituar kampionatin e parë të tij, dhe pilotit britanik të Mercedes, Lewis Hamilton, i cili garon për të fituar kampionatin e 8-të të tij, 6 gara para përfundimit të sezonit mbetet një dallim prej 6 pikësh.

Mercedes, nga ana tjetër, në klasifikimin e ekipeve, kampione e 7 viteve të fundit, është 36 pikë në epërsi ndaj Red Bull.

Hamilton, më i suksesshmi në pistë

Piloti 36-vjeçar Hamilton është piloti më i suksesshëm në çmimin më e madh të SHBA-së, i cili është mbajtur 42 herë në 6 pista të ndryshme.

Britaniku Hamilton deri më tani ka kryesuar 6 herë tabelën në SHBA ndërsa në vitin 2016 arriti fitoren e 50-të të karrierës.

Pas Hamilton, radhiten Michael Schumacher me 5 fitore dhe nga 3 pilotët britanikë Graham Hill dhe Jim Clark.

Në mesin e ekipeve Ferrari është fituesi më i madh në SHBA me 10 herë.

Në 6 garat e fundit “pole” pozicioni është i Mercedesit

Në 6 garat e fundit në Çmimin e Madh të SHBA-së, pilotët e Mercedesit kanë qenë më të shpejtë në “pole” pozicion.

Në vitet 2014 dhe 2015 Nico Rosber ishte ai që fitoi “pole” pozicionin ndërsa në vitet 2016, 2017 dhe 2018 Lewis Hamilton, si dhe në vitin 2019 Valtteri Bottas.

Në dy garat e para që u organizuan në pistën Amerika (2012 dhe 2013), piloti gjerman i Red Bull, Sebastian Vettel ishte fituesi i xhirove të renditjes.

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 262,5 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 256.5

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 177

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 145

5. Sergio Perez (Meksikë): 135

Klasifikimi i ekipeve​​​​​​​

1. Mercedes 433,5

2. Red Bull-Honda: 397,5

3. McLaren-Mercedes: 240

4. Ferrari: 232,5

5. Alpine-Renault: 104

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.