Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Festa pas votimit, partitë politike thyen protokollet shëndetësore

Me të mbyllur vendvotimet simpatizantët partiakë u harbuan në festat e partive të tyre. Në ambiente të hapura dhe të mbyllura ende pa u shfaqur rezultatet zyrtare, secila parti shpalli fitore. Ky ishte motivi për tubimin e qytetarëve, të cilët nuk respektuan asnjë masë antikovid, as distancën apo bartjen e maskave. Përkundër rekomandimeve dhe masave ndëshkuese për mos respektim të protokolleve, të gjithë harruan se virusi korona është ende mes nesh. Festa masive e BDI-së ishte në Strugë, për balotazhin e Merkos.

– Advertisements –

Disa festonin fitore, të tjerët balotazhe, por kishte të tillë që edhe humbje. Një gjë ishte e përbashkët, rreziku potencial për përhapjen e CoVid-19. E tillë ishte edhe festa e Koalicionit ASH-AAA në Gostivar për balotazhin e Taravarit.

VMRO-DPMNE në shtabin qendror gjatë pres konferencës pati grumbuj simpatizantësh, të cilët përpos mos respektimit të masave, nuk u kursyen as surle e tupanë.

Nuk e la mangët as LSDM-ja, i madh e i vogël iu bashkuan festës në pothuajse në të gjitha qytetet.

Reagimet e mjekëve janë të pareshtura lidhur me mos respektimin e masave anti kovid. Epidemiologët pa dashur të prononcohen në media, thonë se numri i infektimeve mund të rritet ndjeshëm. Ndonëse shprehen të gatshëm për ballafaqim me një valë të re të pandemisë, revolta e tyre gjatë gjithë fushatës parazgjedhore ka arritur kulmin me festat e mbrëmshme politike.