Albania

Festivali ndërkombëtar “Dea open air” në Tiranë, 56 filma në program

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” me 56 filma të huaj dhe shqiptarë do të zhvillohet në datat 15-19 tetor në Tiranë në edicionin e tetë të tij.

Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes kanë menduar të përfshijnë në programin e këtij viti gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar. Kategorizimi reflekton si natyrën e krijimtarisë ashtu edhe profilin e autorëve të tyre.

Drejtori i festivalit është Edmond Topi,  drejtoreshë artistike Mirela Oktrova dhe drejtori i programit të filmit me metrazh të gjatë Genc Përmeti.

Programi i pasdites së filmit me metrazh të gjatë do të ofrohet në kinema Dea 2 – salla “Black Box” e UA. Programi i filmit dokumentar dhe programi i filmit të shkurtër do të ofrohen në kinema Dea open air 3- salla “Black Box” po Universitetit të Arteve ( UA). Programi i filmit studentor do të ofrohet në mjediset e akademisë “Dea”- galeria FAB e UA.

Programi CineKo, me fokus kinemanë kosovare do të ofrohet çdo mbrëmje në kuadrin e shfaqjeve publike të filmit në qendër të Tiranës.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e festivalit.

Organizuesit e festivalit shprehen se edicioni i tetë i festivalit zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions