Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FIFA me vendim të çuditshëm, ndryshon rregullin e pozitës jashtë loje

FIFA ndryshon rregullin e pozitës jashtë loje.

FIFA do të zbatojë një teknologji të re për zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje. Prova e parë do të bëhet në Kupën Arabe që do të fillojë në Katar.

Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium.

Të dhënat e nxjerra nga kamera do i dërgohen automatikisht dhomës së VAR-it e cila do të nxjerrë një konkludim të saktë në kohë reale.

Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.

Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”.

Teknologjia e re për pozicion jashtë loje do të testohet për 3 javë në Katar në turneun ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga bota arabe.