Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Figurë përbashkuese e PS-së”, Gramoz Ruçi feston 70-vjetorin e lindjes

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Gramoz Ruçi, një prej figurave më me kontribute në Partinë Socialiste feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri uroi sot Ruçin në 70-vjetorin e lindjes.

“Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi”, vlerësoi Gjiknuri.

Ai e cilësoi Ruçin, “një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë”.

“Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar”, tha ai.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se “shtylla kryesore në vite e dekada e Partisë Socialiste, ai na dha edhe leksionin e fundit para pak muajsh, se nëse vendos të ikësh një ditë, më mirë të ikësh si fitimtar”.

“Një jetë e mbushur me punë, përkushtim, sakrifica, miqësi e mësime të vlefshme, që ende vazhdon të na japë. Faleminderit dhe shumë urime Gramoz”, tha Manja.

vijon

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.