Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Firmoset marrëveshja për Qendrën Rinore Petrelë, Veliaj: Gati për European Youth Capital 2022

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Tirana bëhet gati për 2022, kur do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë të nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e punimeve për Qendrën Rinore në Petrelë.

“Një ditë fantastike për punë të bukura! Firmosëm marrëveshjen për fillimin e punimeve të Qendrës Rinore Petrelë. Nismë me fokus të rinjtë e qytetit, energjinë e mirë – gati për “European Youth Capital 2022″”, shprehet Veliaj.

Gjatë 2022-it do të organizohen rreth 1000 aktivitete, me kryefjalë të rinjtë e Tiranës, rajonit dhe Evropës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.